2:2 ka qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Leicesterit dhe Manchester Unitedit në ndeshjen hapëse të xhiros së 15-të në Premier League.
Marcus Rashford hapi ndeshjen në minutën e 23-të duke kaluar “Djajtë e Kuq” në epërsi, tetë minuta para se Harvey Barnes të barazonte rezultatin.
Nga një gol ekipet realizuan edhe në pjesën e dytë. Ishte sërish Unitedi që kaloi në epërsi me golin e Bruno Fernandesit në minutën e 79-të. Gjashtë minuta më pas rezultatin e barazoi Jamie Vardy.
Në tabelë Leicesteri është i dyti me 28 pikë të tubuara, një më shumë se Unitedi që mbetet i treti. Liverpooli është lider me 31 pikë.