Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e Konkursit Nacional “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”, ku në kategorinë “Për rezervë një e nesërme e gjelbër” dhe “vizioni im për energjinë dhe energjinë e ripërtëritshme”, u shpërblye Erion Veliqi nga Prishtina, nxënës në shkollën “Ismail Qemajli”, në klasën e 9-të. Ndërsa çmimin e parë për kategorinë instilacion me temën “Shpikja ime e qëndrueshme” iu dha Aldin Bushit, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “Izal Thaci” në Han të Elezit, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu ishte edhe kategoria për veprën artistike me temë “Energjia për të ardhmen, një shprehje krijuese”, e ku çmimi i parë iu dha nxënësit të klasës së 8-të në Vushtrri, Leart Ismajli.
Ky konkurs llogaritet të jetë i pari për misionin për kursimin e energjisë.
Por para se të ndaheshin këto çmime, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se gjatë vizitave të saj që ka nëpër shkolla, inspirohet dhe gjen motivimin dhe shpresën që të punohet për të ardhmen e Kosovës.
“Është kënaqësi të jem këtu prej 5 vite që po bëhen që jam në këtë punë vizitat nëpër shkolla janë më të këndshme dhe inspiruese dhe më japin shpresë dhe motivim për të ardhmen dhe më bëjnë me mendu se krejt puna që po mundohemi ne të rritur ta bëjmë ja vlen dhe ju jeni brezat e ardhshëm më të mirë se ne, që do të kujdeseni për ambientin dhe se keni me bërë Kosovën më të mirë edhe më të fortë se që është tash”, tha ajo.
Rizvanolli gjithashtu i tha nxënësve që janë të rëndësishëm për familjet dhe se pas një dekade do të jenë në rol vendimmarrës.
“Ju jeni shumë të rëndësishëm dhe më të rëndësishëm se sa ju që e mendoni, ju vetëm pse mas 10,20 viteve keni me qenë në pozita vendimmarrëse jo vetëm për familjet e juaja por edhe për shtetin dhe për organizatat ku punoni. Ju jeni shumë të rëndësishëm dhe ndryshimi fillon me ju. Ju jeni të rëndësishëm sepse me aktivitet që ju bëni i bëni të tjerët rreth jush edhe në shkoll edhe mësimdhënësit por edhe në familjet e juaja edhe në kursimin e energjisë dhe resurseve natyrore por edhe atyre financiare”, tha ajo.
Më poshtë sjellim cmimet për tri kategori dhe emrat e fitueseve të vendit të parë, dytë dhe tretë.
Në kategorinë “Për rezervë një e nesërme e gjelbër”, vizioni im për energjinë dhe energjinë e ripërtëritshme;
Në kategorinë instilacion me temën “Shpikja ime e qëndrueshme”;
Në kategorinë vepër artistike, me temën “Energjia për të ardhmen, një shprehje krijuese”;





