Qeveria ka marrë vendim që Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish-përndjekjeve politik t’i ndahen mbi 44 mijë euro për periudhën janar-dhjetor të këtij viti, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu Qeveria ka marrë vendim që mandati i këtij komisionit t’i vazhdohet edhe për gjashtë muaj.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka arsyetuar kërkesën për ndarjen e këtyre mjeteve.
Përderisa zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë duhet t’i bëhet e qartë komisionit se puna duhet të përfundohet për gjashtë muaj, raporton EO.