Ndahen mirënjohje për kontribuesit e Fakultetit të Edukimit

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:36 | Nga

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në takimin me drejtorë të Institucioneve parashkollore dhe drejtorë të SHFMU të Prishtinës me ç’rast u prezantuan sukseset e Fakultetit të Edukimit (FE) si dhe iu ndanë mirënjohje bashkëpunëtorëve kontribuues për rritën e këtij institucioni.

Me këtë rast, ministri Bajrami fillimisht ka falënderuar përgjegjësit e institucioneve arsimore të Prishtinës për fillimin e procesit të trajnimit të mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulës së re, e cila është një instrument shumë i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë në arsim , ndërsa tha se Fakulteti i Edukimit është partner strategjik i Ministrisë së Arsimit në ndërtimin e politikave publike arsimore dhe përgatitjen e mësimdhënësve.

“Fakulteti i Edukimit është i vetmi fakultet kompetent për përgatitjen e mësimdhënësve dhe më i preferuari nga studentët tanë, për faktin që kemi arritur që profesionin e mësimdhënësit ta bëjmë profesion të preferuar në tregun kosovar të punës, ndërsa përgatitja e mirë e mësimdhënësve është interes madhor publik sepse mësimdhënësit kanë një rol shumë të rëndësishëm në pregaditjen e gjeneratave të reja dhe në tranzicionin që po kalojmë “, theksoi ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha,po punojmë që mësimdhënësit te kenë tretman të veçantë, të merituar në shoqërinë tonë edhe në kuptimin moral dhe material.
Ndërsa, theksoi se shumica e mësimdhënësve të FE janë të angazhuar në procesin e hartimit të politikave arsimore të MAShT-it, sepse dëshirojmë që përmes njerëzve akademik të krijojmë politika të përgjegjshme , tha ministri Bajrami.

Në fund, ministri Bajrami vlerësoi lart marrëveshjen e nënshkruar kohë më parë nga FE dhe DKA-ja e Prishtinës për mbajtjen e punës praktike të studentëve të FE-së në shkollat e komunës së Prishtinës.

Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndetën edhe rektori i Universitetit të Prishtinës  Marjan Dema, Dekani i Fakultetit të Edukimit Ethem Çeku si dhe drejtoresha e DKA-së së Prishtinës znj. Arbërie Nagavci.

Në fund iu ndan mirënjohje bashkëpunëtorëve të Fakultetit të Edukimit të cilët ndër vite dhanë kontribut të çmuar për arritjet në këtë institucion të arsimit të lartë.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme