Ndahet çifti i njohur i Përputhen

Prishtinë | 10 Mar 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Çifti i ashtuquajtur më afatgjatë i “Përputhen” siç duket po përjetojnë një periudhë shumë të keqe në lidhjen e tyre të ngjashme me një moment të tillë vitin e kaluar, por ndryshe nga vjet tani duket se nuk ka më kthim pas për ta.

Kjo është nënkuptuar përmes disa shrkimeve të publikuara nga vetë Melisa në rrjetin social “Instagram”.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur e revoltuar ajo.

Dyshimet se këto shkrime janë për Andin ,vërtetohen pasi Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjek më Andin në “Instagram”.

Pas disa minutave të njëjtën gjë e bëri edhe Andi, duke i hequr ‘folloë’ e duke fshirë fotografitë me të.

Kujtojmë se para disa kohësh Melisa dhe Andi kanë qënë të ftuar në “Përputhen Prime” ku kanë treguar më shumë rreth lidhjes së tyre duke u nisur nga fillimet e vështira e deri në bashkëjetesë.

Ata pohonin se ishin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, por mesa duket paskan patur shumë probleme për të cilat Melisa nuk ka folur dhe janë bërë shkak për këtë krizë të lidhjes së tyre.

Të ngjashme