Ndahet mirënjohje për punëtorin që iu rrezikua jeta në Suharekë

Suharekë | 04 Maj 2022 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në emër të komunës të cilën e drejton, ka dhënë mirënjohje për punëtorin e kompanisë “Ekoregjioni”, pasi të njëjtit iu rrezikua jeta, gjatë punës, nga një mjet plasës në mbeturina.

Bali Muharremaj tha se “Gentianit iu rrezikua jeta nga shpërthimi i një boce të gazit, teksa pamjet e publikuara i ka quajtur trishtuese“.

“Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi. Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne”, ka shkruar Muharremaj.

Qamaj para disa ditësh ka treguar se si i është rrezikuar jeta teksa tha se edhe është kërcënuar nga pronari i shtëpisë që e kishte hedhur në mbeturina mjetin plasës.

Të ngjashme