Ekonomia Online
FUNDIT

Ndahet nga jeta gazetari Nazmi Misini

Ndahet nga jeta gazetari Nazmi Misini

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 66-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari Nazmi Misini. Nazmi Misini një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë. Punoi për shumë vite si gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës. Ai kishte qenë kryeredaktor i “Rilindjes” në vitet 1990-të. Pas luftës ishte pjesë e disa medieve, përfshirë gazetën […]

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 66-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari Nazmi Misini.

Nazmi Misini një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë. Punoi për shumë vite si gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës. Ai kishte qenë kryeredaktor i “Rilindjes” në vitet 1990-të.

Pas luftës ishte pjesë e disa medieve, përfshirë gazetën “Lajmi”, ndërsa karrierën gazetareske e përmbylli në Radio Kosovë, ku ishte autor i një emisioni debatues.

Vitin e kaluar, ai ishte pensionuar.

Të ngjashme