Kompozitori Kozma Lara ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama, i cili ka shprehur ngushëllime përmes një statusi në Facebook.
“Kozma Lara u nda nga një jetë e tërë mbi tastierën ku shkroi vepra të vyera muzikore.
I paharruar kujtimi”, ka shkruar Rama.
Lara vdiq në moshën 87 vjeçare, duke lënë pas një karrierë të bujshme me shumë vepra muzikore.