Mbrëmë janë larguar flamujt në sheshin “Zahiri Pajaziti”. Në një video të publikuar në media shihen disa të rinj teksa largojnë flamujt që janë të vendosur tek busti i heroit Pajaziti.
Për këtë rast Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona. Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka sqaruar se njësitet policore kanë shoqëruar tre persona, E.A 1995,L.H 1987 dhe J.SH 1995 si të dyshuar për këtë incident.
“Sot në ora 00:05 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë kanë shoqëruar në stacion tre persona të dyshuar E.A 1995, L.H. 1987 dhe J.Sh 1995”.
Ahmeti ka shtuar se personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.
Përderisa ndaj tyre ndaj tyre është iniciuar procedurë për “prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm”.
“Personat e dyshuar me urdhër te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt dhe ndaj tyre po me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm’”.