Ndal retorikave kundëreuropeane!

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 19:27 | Nga Halil Matoshi

Noterja e Albin Kurtit, Vjosa Osmani më 2017 thojke se Raporti i Progresit të KE për Kosovën nuk âsht prrallë, por kualifikim i BE-së, ndërsa sot i del kundër çdo gjâje që vjen nga BE: Âsht kundër kritikës së BE për mënyrën kosovare të wettingut, dhe kundër kritikës së vëzhguesve të BE-së lidhun me shkarkimin jokushtetues të Valdete Dakës…

Dje ishte me BE-në kundër shtetit të kapun, sot âsht kundër BE-së në shtetin “e saj” të çkapun!?
Lëvizje antiperëndimore e antidemokratike, e veçmas kundër “Europës Kurvë” ishte në thelbin e vet e majta terroriste shqiptare (Enver Hoxha) dhe integristat kosovarë, por jo krahu liberal i komunistave kosovarë (‘68ta kosovare) dhe sidomos jo nacionalistat shqiptarë (e djathta) dhe liberaldemokracia rugoviane.

Europa dhe BE âsht gjeografia dhe identiteti politik i shqiptarëve, për të cilët dielli lenë n’Perëndim!

P. S.
Megjithatë, e vetmja kritikë e bazueme e saj âsht ajo kundër deklaratave proserbe të Borrel-it, i cili dëshmoi pafuqinë e tij dhe mungesën e integritetit, sepse e ndrroi mendjën sapo u thirr në Departamentin amerikan të Shtetit.

Të ngjashme