Me ndalimin e Haradinajt, Franca shkeli të drejtën ndërkombëtare

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 12:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Franca nuk ka legjitimitet të trajtojë kërkesën e Serbisë për asnjë qytetarë të Kosovës. Ndalimi i  Ramush Haradinajt përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, andaj duhet të lirohet sa më parë dhe t’i kërkohet falje publike për maltretimet që i janë bërë.

Kështu u tha në konferencën profesionale ku u diskutuan aspektet juridike të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë dhe aspekte të shkeljes së juridiksionit universal nga ana e Serbisë me këtë rast, raporton Ekonomia Online.

Profesor, Ismet Salihu, tha se kjo  padrejtësi nuk po i bëhet vetëm Ramush Haradinajt por po i bëhet edhe qytetarëve të Kosovës.

“Jemi të zhgënjyem me të drejtën Ndërkombëtare jemi dëshmitarë të dështimeve të mëdha si për-shembull të Tribunalit të Hagës, jemi të zhgënjyer edhe në Kosovë me UNMIKU-në dhe EULEX in”.

“Në rastet kur gjykatat e tona kanë fillua hetimet për krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ndërkombëtare ka ndërhyrë dhe nuk i kanë lanë të kryejnë hetimet”.

Ai më tej tha se ne duhet të angazhohemi qe edhe ne ta bëjmë punën tonë që drejtësia të vihet në vend.

Zejnullah Gruda tha se rasti i Ramush Haradinajt është një sajim i një shteti i cili për 10 vjet ka qenë sinonim për të keqën, duke shkaktuar katër luftëra në Jugosllavi.

“Jam i bindur se ndalimi i Ramushit është një sajim i një shteti i cili për 10 vjet është sinonim për të keqën është shkaktar i katër luftërave në Jugosllavi shkaktar i gjenocidit që ka ndodhë në zemër te Evropës”, u shpreh Gruda.

Riza Smaka beson se Ramushi do të jetë shumë shpejt në Kosovë dhe do të punojë për të mirën e vendit.

“Ramushi duhet të lirohet dhe duhet t`i kërkohet ndjesë për maltretimet e bëra ndaj tij sepse Franca nuk ka legjitimitet të trajtoj kërkesën e Serbisë për asnjë qytetarë të Kosovës edhe për Ramush Haradinajn”, theksoi Smaka.

Azem Vllasi tha se rasti i Haradinajt i ka dy dimensione njërin me Interpolin dhe tjetrin politik.

Sipas tij, Serbia nuk e do Ramushin para një gjykate serbe, por vetëm dëshiron propagandë politike dhe fushatë kundër Kosovës.

“Serbia e ka një synim permanent ndaj Kosovës me kriminalizua luftën e Kosovës, për njerëzit që e kanë udhëheq atë luftë janë terroristë”, tha Vllasi.

16442834_10212186847576024_456495844_o

Të ngjashme