Ndalohen tre persona për sulm ndaj personit zyrtar

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Ekonomia Online.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit I.Z., M.Z. dhe S.SH., më 23 tetor 2019, rreth orës 16h, në stadiumin e Gjilanit, kanë sulmuar të dëmtuarin M.M., në atë mënyrë që derisa i njëjti ishte në cilësinë e referit anësor, duke dalur nga fusha e lojës, të dyshuarit I.Z. dhe M.Z., e sulmojë, duke e goditur disa herë me grushte në pjesën e kokës, ku pas ndërhyrjes së personave prezent për t’i ndarë, ndërhyn edhe i dyshuari S.SH., i cili po ashtu e godet dy herë me grushte në kokë, me ç’rast si pasojë e lëndimeve të marra, i dëmtuari detyrohet që të kërkojë tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurve, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme