Ndalohet një automjet në Vërmicë, gjenden mallra të padeklaruara me vlerë mbi 5 mijë euro, Dogana jep detaje

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar një autobus për kontrolle rutinë, ku kanë konstatuar praninë e mallrave të padeklaruara si: Aksesorë dhe pajisje sportive; Produkte kozmetike të markave të njohura, si dhe; Produkte për fëmijë.

Dogana ka bërë të ditur edhe se vlera totale e mallrave të ndaluara arrin rreth 5,100 euro.

Njoftimi:

Prizren, 12 dhjetor 2025 – Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar një autobus për kontrolle rutinë. Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë dërguar automjetin për kontroll në vijën e dytë, ku kanë konstatuar praninë e mallrave të padeklaruara si:

– Aksesorë dhe pajisje sportive

– Produkte kozmetike të markave të njohura

– Produkte për fëmijë

Vlera totale e mallrave të ndaluara arrin rreth 5,100 euro.

Vozitësi nuk ka poseduar faturë apo dokumentacion përkatës për mallrat në fjalë, prandaj ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

Dogana e Kosovës apelon te të gjithë udhëtarët dhe transportuesit që të respektojnë obligimet ligjore gjatë kalimit kufitar dhe të deklarojnë çdo mall që posedojnë, në mënyrë që të shmangen procedurat ndëshkuese dhe vonesat gjatë kontrollit.

Të ngjashme