Ndalohet një i dyshuar për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ndaluar një të dyshuar për veprat “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Në një komunikatë për media nga Prokuroria Speciale, bëhet e ditur se V.N. është ndaluar për 48 orë.

“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.  Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Të ngjashme