Një person është arrestuar sot në fshatin Shkozë të Malishevës pasi policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e tij brenda të cilës mbante armë. Sipas njoftimit nga policia, gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë gjuetie, Një armë automatike me një karikator 32 fishekë dhe Dy gëzhoja Me vendim […]
Ndalohet një person në Shkozë të Malishevës, mbante armë në shtëpi

Një person është arrestuar sot në fshatin Shkozë të Malishevës pasi policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e tij brenda të cilës mbante armë.
Sipas njoftimit nga policia, gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:
Një pushkë gjuetie,
Një armë automatike me një karikator
32 fishekë dhe
Dy gëzhoja
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.











