Një polic është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjakovë.
Kështu ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
I dyshuari ishte arrestuar dje nga IPK-ja, ndërsa sot me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.
“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
IPK thotë se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.