Edhe pse duket se kanë kaluar muaj që kur komediani Eric Andre u nda nga modelja Emily Ratajkowski, ai ende po e ruan romancën e fshehur të tyre,
Derisa fliste në emisionin “The Howard Stern Show” të SiriusXM, aktori dhe shkrimtari tha se një “zotëri nuk tregon kurrë” kur u pyet me humor nga drejtuesi i radios për statusin e marrëdhënies së tij me supermodelen.
“Unë do të respektoj privatësinë dhe kufijtë.”
Andre dhe Ratajkowski u lidhën për herë të parë në janar të këtij viti, pasi TMZ raportoi se të dy kishin darkuar së bashku për tre orë në një restorant japonez në New York City.