Janë shpallur 14 finalistët e Edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.
14 më të mirët u zgjodhën pas dy netëve në të cilat u panë 24 performanca.
Fituesi i këtij edicioni do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong vitin e ardhshëm.
Linda Halimi, Yll Limani, Flaka Krelani si disa prej favoritëve bashkë me Genc Salihun e Xuxin janë kualifikuar për mbrëmjen e nesërme krahas artistëve tjerë, gati të panjohur që kryesisht kanë dalë nga spektaklet e talentëve.
Finalistët janë:
Dilan Reka – “Mos harro”
Edea Demaliaj – “Besoj në ëndrra”
Fabiola Agalliu & Agnesa Çavolli – “Shkon e vjen”
Flaka Krelani – “Osiris”
Franc Koruni – “Macka”
Genc Salihu – “Këtu”
Lindita – “Botë”
Lorela – “Me ty”
LYNX – “Sot”
Orges Toçe – “Shi diamantesh”
Rezarta Smaja – “Pse prite gjatë”
Xhesika Polo – “Eva jam unë”
XUXI – “Metropol”
Yll Limani – “Shiu”
Në festivalin e sivjetmë të RTSH-së u interpretuan 24 këngë. Sonte 14 këngë shkuan në finalen e festivalit, ndërsa nesër është finalja e madhe e këngës në RTSH, fituesja e së cilës do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.