Komenti i Linda Halimit për “Kënga Magjike”: Urime shumë fituesit të merituar

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Linda Halimi ishte një nga konkurrentët e edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, të cilin e fitoi Alban Ramosaj.

E njohur me emrin artistik thjesht si Lindita, këngëtarja ka bërë një publikim në rrjetet sociale lidhur me përvojën në këtë spektakël, njëherësh duke e uruar fituesin.

“Ah, jam ndier shumë mirë dhe jam kënaqur shumë! Një tjetër përvojë e bukur. Urime shumë fituesit të merituar Alban Ramosaj dhe urime të gjithëve për performancat e bukura… Sa kohë e gjatë ishte pa u parë”.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet, dashurinë pafund që më keni falë gjatë gjithë kohës në Shqipëri! Mezi pres t’ju takoj prapë”, ka shkruar këngëtarja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme