Me një tjetër fotografi tërheqëse, Linda Halimi vë në pah format e lakmueshme të trupit

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, i është rikthyer pas një kohe të gjatë konkurrimit në festivale.

Ajo u prezantua në festivalin “Kënga Magjike 2021” me baladën e saj më të re “Pa t’pa”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Linda ndërkohë po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Në veçanti, ajo preferon të publikojë fotografi nga aktivitetet sportive, duke treguar në vazhdimësi se është një fanatike e palestrës dhe ushtrimeve fizike në përgjithësi.

Kjo i ka mundësuar asaj që të ketë një trup fin dhe të lakmueshëm prej çdo femre.

Në një nga fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, këngëtarja nga Vitia ka shfaqur barkun e saj të tonifikuar dhe në tërësi figurën e lakmueshme të trupit.

Linda është njëra ndër artistes shqiptare e cila ka bërë një ndryshim drastik në trupin e saj, duke arritur të heqë shumë kilogramë nga trupi dhe të ketë një tani më një trup perfekt.

Ajo është nënë e një vajze dhe pavarësisht angazhimeve, të shumta, nuk e lë asnjëherë prapa angazhimin e saj në palestër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme