Policia e Kosovës ka shpërndarë studentët të cilët po protestonin ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.
Derisa po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës, studentët e ndërprenë atë duke protestuar ndaj profesorit. Ky i fundit e lajmëroi policinë, të cilët s’vonuan e shpërndanë protestuesit.