Ndërhyrja urgjente dhe gjithëpërfshirëse, e domosdoshme për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 15:49 | Nga Fatmir Gashi

Ndërhyrja urgjente dhe gjithëpërfshirëse e Qeverisë është e domosdoshme për ruajtjen e vendeve të punës, për të mbrojtur grupet me të rrezikuara dhe pakënaqësitë e bizneseve për gjendjen ekonomike të shkaktuar nga ndikimi i Pandemisë Covid – 19.

Në muajt e fundit, pandemia COVID-19 ka goditur ekonominë globale, dhe pasojat e saj janë veçanërisht të dukshme në vendet në zhvillim si Kosova.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se ekonomia botërore do të përballet me një rënie më të madhe ekonimike nga sa ishte parashikuar më parë për shkak të pandemisë Covid -19 me tkurje ekonomike 4.9 përqind këtë vit, krahasuar me tre përqind të parashikuar në prill.

Gjithashtu u njoftua se deficitet e buxhetit do të thellohen ndjeshëm sepse qeveritë deri më tani kanë shpenzuar pothuajse 11 mijë miliardë dollarë në përpjekje për të shtypur efektet negative ekonomike.

Ndërkohë, 300 milion vende pune janë humbur aktualisht.

Profesori i famshëm amerikan Nouriel Roubini, i cili parashikoi krizën financiare në vitin 2008 , parashikon që bota do të përballet me një depresion ekonomik në dekadën e ardhshme.

“Pandemia COVID-19 pati një ndikim më negativ në aktivitetin ekonomik në gjysmën e parë të vitit 2020 sesa vlerësohej, dhe rimëkëmbja pritet të jetë më e ngadaltë nga sa ishte parashikuar më parë,” thuhet në raportin e azhurar te FMN.

Kështu, tani parashikohet rënia e ekonomisë amerikane prej 8.0 përqind, në vend të 5.9 që ai parashikoi në prill.

Fondi gjithashtu pret një rënie më të thellë në eurozonë, me 10.2 përqind. Ndërsa renja më e lartë do të jetë ne France me 12.5% dhe Italia me 12.8%.

Nëse këto përqindje shprehen në para, atëherë dëmi ekonomik do të arrijë në 12 mijë miliardë dollarë, sipas FMN.

FMN-ja saktëson që vlerësimet e rishikuara janë pasojë e pandemisë, për shkak të së cilës masat e distancimit dhe mbrojtjes sociale në vendin e punës ka të ngjarë të qëndrojnë në fuqi edhe në gjysmën e dytë të vitit, gjë që ka një ndikim negativ në produktivitetin dhe zinxhirët e furnizimit.

FMN-ja shton se ekonomisë botërore do t’i duhen dy vjet për tu rikthyer në nivelin që nga fundi i vitit 2019.

Ky institucion parashikon gjithashtu që borxhi publik botëror do të tejkalojë 100 përqind të bruto produktit vendor (BPV) në vitin 2020, më saktësisht 101.5 përqind dhe 103.2 përqind vitin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, deficiti fiskal do të ritet në një mesatare prej 13.9% të BPV, që është 10 përqind më shumë sesa në vitin 2019.

Rreziku i një Depresioni të ri të Madh, më i madh se i krizes te vitit 1929-1933.

U deshën tre vjet për shpërthimin e Depresionit të Madh të vitit 1929 dhe krizës globale financiare të vitit 2008 ndersa, kriza aktuale e koronavirusit mbyt ekonominë botërore në vetëm tre javë.

Prandaj, një depresion edhe më i madh ekonomik se ai në vitin 1929, paralajmëron profesori i famshëm amerikan Nouriel Roubini në “Guardian”. Ai parashikoi krizën globale nga 2008 në 2006, dhe tani ai po tërheq vëmendjen për faktin se rritja e borxheve, kryesisht ato të korporatave, kërcënon të provokojë një krizë edhe më të madhe.

Perspektiva për Kosoven: Kohët e vështira kërkojnë një ekonomi të qenderueshme

Ashtu si ne Evrope dhe pjesa tjetër te botës, edhe ne Ballkanin Perëndimor parashikohet një recesion në vitin 2020, shtrirja e së cilës do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë COVID-19. Kjo krizë paraqet një tronditje të paparë që ka befasuar botën dhe ekonominë e saj. Qeveria e Kosoves ne fillim te marsit ka vendosur masat kufizuese mbi lëvizjen e qytetarëve dhe mbyllja e aktiviteteve të caktuara ekonomike, kanë shkaktuar shok ekonomik. Veçanërisht, struktura e ekonomisë së Kosovës, e cila ka varshmëri të lartë nga të ardhurat nga jashtë (eksporti i shërbimeve dhe remitencat, të cilat së bashku përbëjnë afër një të tretën e BPV-së), e bënë atë shumë të ndjeshme ndaj këtij shoku global. Qeveria dhe biznisi jane përballe me kosto të larta njerëzore, sociale dhe ekonomike.

Qeveria e Kosoves në fillim te qershorit te vitit 2020, pasi qe përhapja e COVID-19 është frenuar kryesisht vendosi te fillon me aktivitetin ekonomik duke hequr masa e vendosura për të frenuar përhapjen e virusit dhe duke ulur ndërprerjet në tregun financiar dhe zinxhirin e furnizimit . Duke pasur parasysh që struktura e ekonomike varet nga eksportet dhe ndjeshmëritë fiskale dhe të jashtme, Kosova do të preken rëndë.Ekonomia e Kosoves parashikohet të te kete renje ekonomike mbi 5 përqind.

Në Kosove dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, recesioni do të nxitet nga një rënie e kërkesës së brendshme dhe të jashteme gjatë krizës pandemike.

Masat globale dhe kombëtare të kontrollit të virusit, nga distanca sociale deri në mbylljen e biznesit, çojnë në ndërprerje të furnizimit dhe ulin të ardhurat dhe konsumin e familjes – një tronditje e dyfishtë për furnizimin dhe kërkesën. Shërbimet mund të preken nga ndikimi i zgjatur ndërsa masat e udhëtimit dhe distancës sociale janë në fuqi, dhe ato përbëjnë një pjesë veçanërisht të madhe të punësimit total në Kosove dhe rreth 50 përqind. Konsumi i familjeve gjithashtu do të preket nga remitancat më të ulëta, një rënie deri ne fund te vitit deri ne 12 përqind . Investimet gjithashtu pritet të bien në vitin 2020, për shkak të likuiditetit të kufizuar dhe pasigurisë akute, Kosova eshte goditur rëndë me një rënie te investimeve prej 21.5%, pasi vonesat në investimet publike dhe rënia e investimeve nga diasporë rrisin rënien . Rënia e eksporteve të shërbimeve dhe të mallrave nga Kosova pritet te jet 14% gjegjesisht 13%.

Një recesion veçanërisht i rëndë do të godasë e Kosovën për shkak të mbështetjes së tyre në turizëm. Në nivel global, sipas supozimeve të fundit të UNWTO, ardhja e turistëve të huaj mund të binte deri në 30 përqind, që është shumë më tepër sesa rënia globale prej 4 përqind e regjistruar në vitin 2009. Sipas skenarit fillestar, Kosova do të kete një rënie prej 30-45 përqind të të ardhurave nga turizmi në vitin 2020, duke pasur parasysh që Kosova vlerësohet të kenë të ardhurat direkte dhe indirekte nga turizmi qe përbëjnë 15 deri 20% të BPV. Rimëkëmbja ekonomike e turizmit dhe transportit pritet të jetë më graduale, kështu që rritja më vonë gjatë vitit nuk do të kompensojë humbjet nga sezoni i verës. Vetëm në Kosovë, turizmi mund të rikuperohet më shpejt me heqjen e ndalimit të udhëtimit, duke pasur parasysh se 80 përqind e shërbimeve të tij të turizmit janë turizmi nga diaspora.

Zhvillimet negative në sektorin real do të përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese fiskale dhe të jashtme, veçanërisht në vendet me hapësirë të kufizuar fiskale, siç eshë Kosova. Në përgjithësi, deficiti fiskal mund të arrijnë 7 përqind të BPV. Raporti i përgjithshëm i borxhit ndaj BPV-së në Kosove pritet të arrijëne gjat vitit 2020 në mbi 24% të BPV-se.

Problemet e vërteta lindin në mes të marsit kur aktiviteti ekonomik i kufizohet veprimi si mas per parandalimin e perhapjes se pandemise,fillon te rritet papunësia dhe bien të hyrat buxhetore. Parashikimet makroekonomike te Bankes Boterore per Kosoven parashifen se, do të ketë një rënie të BPV për vitin 2020 nga 4.5% në 11.3%. Kjo do të thotë qe mund te shkon deri në 76,000 njerëz të papunë deri në fund të vitit, sipas skenarit pesimist. Me aplikimin në kohë të masave , është e mundur që të ruhet ky numër në nivelin deri në 28,000 të papunë.

Dua veçanërisht te theksoj se parashikimet ekzistuese makroekonomike te B.B. tregojn qe Kosova eshte e papërgatitur për krizën aktuale, duke marr parasyesh presionet e mëdha qe kemi mbi sektorin e shëndetësisë dhe ritjes te papunëve. Një ngarkesë e veçantë financiare ka të bëjë me masat e ndërhyrjes së qeverisë për të stabilizuar ekonominë. Vlerësohet se do të duhen minimumi 750 miljon euro fonde këtë vit dhe ate 350 miljon euro per subvencionim te punetoreve(ndihma emergjente) dhe pjesa tjeter per subvencionim te qytetareve si dhe 400miljon euro per biznese mjete per likuiditet dhe vazhdim te veprimtarise.

Si te sigurohen keto mjete (burimi i financimit)

Me Rishikim te Buxhetit per vitin 2020 e qe u aprovua nga deputete e Kuvendi te R.K. jane parapa 381 miljon euro per Fondin e Rimekembjes une do thoja per Fondin Emergjent , kurse Fondi rimekembjes ekonomike duhet sa ma par te themelohet i cili do isht ne vlere prej 400 milijon Euro.

Fondi do të kishte kater fusha veprimi. E para do të ishte mbështetja direkte për kompanitë eksportuese që kanë vështirësi në mbledhjen e kerkesave (arkëtimeve) të tyre, ku të arkëtueshmet nepermjet faktoringut do të ribliheshin pa interes duke u paguar përmes fondit, dhe pasi të paguanin parat nga jashtë, kompania do t’i kthente ato në fond. E dyta do të ishte të mbështesin ri punësimin ose ritjen e punesimit, ku do të siguroheshin fonde për të financuar pjesën më të madhe të pagave dhe kontributit penzional. E treta do të kishte të bënte me rifillimin e aktiviteteve të biznesit dhe ndihmën financiare për furnizim me lëndë të para dhe furnizimeve tjera te nevojshme, si dhe pagesa e pagave dhe përfitimeve për punëtorët. E katerta dhenja e mjeteve per permiresim te likuiditetit dhe ngritjes se kapaciteteve prodhuese nga agro-biznesi.Fondi do të sigurohej përmes donacioneve ndërkombëtare, kredive nga jashtë, përmes emetimeve të bono thesarit dhe flete obligacioneve si dhe fondeve të disponueshme buxhetore.

Mjetet për këto fonde do sigurohen, një pjesë nga buxheti i Kosovës kurse 350 milion nga kreditë nga institucionet ndërkombëtare financiare si dhe nga letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Kjo na mundësohet sepse Kosova e ka borxhin publik 18.17% të BPV-së me 30.06.2020 kurse Ligji për borxhin piblik mundëson që deri 40% të BPV-së mund të kemi borxh publik, e ndërsa me propozim Ligjin e ri mbi borxhin publik është paraparë që kjo përqindje të jetë 50% BPV.

Është e domosdoshme të ndërmirren këto veprime:

1.Moratorium të kredisë

Në bashkëpunim me Banken Qenderore te Kosoves(BQK-ne) dhe bankat komerciale, te meret vendim per një moratorium për shlyerjen e kredisë për nje perjudh deri me 31.12.2020 per të gjitha bizneset, biznesi i të cilëve është i rrezikuar aktiviteti dhe të gjithë qytetarët që kanë humbur punën e tyre ose të ardhurat e të cilëve janë ulur ndjeshëm. BQK-ja duhet të hartojnë udhëzime të sakta për të aplikuar përdorimin e kësaj mase, të cilat përfshijnë: kushtet për përdorim, dokumentacionin e nevojshëm, periudhën e përpunimit të aplikimit dhe mënyrën e trajtimit të moratoriumit për interesin dhe shlyerjen e kisteve. Bizneset që nuk paraqesin një kërkesë ose nuk pranohet, vazhdojnë të paguajnë rregullisht kredinë. Rekomandohet që në këtë periudhë të moratoriumit të mos ngarkohet asnjë interes për kreditë por te trajtohet si grejs perjudh dhe nga njanari i 2021 te vazhdohet me pagesen e kisteve sipas amort planit , duke marrë parasysh faktin se pas skadimit të kësaj periudhe llogaritja e interesit në kreditë bankare mund të rrisë ndjeshëm shumën totale të kredisë. E njejta gje vlen edhe per borgjet ne kredit kartele dhe kredit owerdraft.

2.Heqja e pagesave të qirasë për lokalet afariste në pronësi të komunave apo Qeverisë

Kjo masë përcakton që subjektet ekonomike që përdorin objektet në pronësi publike, dhe që janë plotësisht të paaftë te paguajn qeran për shkak të masave kufizue të vendosura nga qeveria,do te lirohen nga pagesa e qirasë për shfrytezimin e ketyre lokaleve deri me 31.12.2020 .Bizneset që shfrytezoj lokale me qera qe jane ne pronesi te personave privat apo juridik do te ju kompenzohet pagesa e qirase deri ne 60% të qirasë deri me 31.12.2020.

3.Pagesa e të gjitha detyrimeve financiare për kompanitë

Kjo masë nënkupton që qeveria dhe te gjitha institucionet publike i përmbushin detyrimet e tyre të financiare ndaj kompanive private dhe publike brenda afateve të përcaktuara nga marrëveshjet e nënshkruara. Në këtë mënyrë, do të ketë një efekt pozitiv në ruajtjen e likuiditetit aktual të kompanive, planifikimin e tyre të fluksit të parave, forcimin e besimit dhe rivendosjen e optimizmit. të tjera shtetërore.

Për më tepër, është e nevojshme të përmirësohet efikasiteti dhe efektiviteti i kompanive gjatë situatës së krizës, veçanërisht ndërmarrjeve publike, në mënyrë që të jetë një shërbim i vërtetë publik për të gjithë ekonominë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e energjisë dhe telekomunikacionit.

4.Ndryshimet në ligjin e TVSH-së në drejtim të ndryshimit të afatit të pagesës

Pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19 veq kane dhene efektet e para shume negative edhe në vendin tonë. Në mënyrë që të paktën të zbuten pjesërisht këto pasoja negative, kompanive u duhet të lejohet që pagesen e TVSH-se te bejen ne mbrendi e jo ne kufi me rastin e inportit te mallit dhe te propozohet poltesim ndryshimi i Ligjit per TVSH-ne ose te dergohet ne procedur ne kuvend Draft Ligji per TVSH-ne qe e parashef kete mundesi dhe te shtohet edhe nje nene i cili parashef qe pagesa e TVSH-se lind me inkasim te kerkeses e jo ne faturim ,kjo per arsye te ritjes se likuiditetit te kompanive.

Ne Projektligjin per rimekembjen ekonomike-Covid-19 eshte propozu qe te ndryshohet vetem norma e TVSH-se per hotelerin dhe gastronomin, propozoj qe te shtohet edhe keto propozime deri ne aprovim te Ligjit per TVSH-në.

Me Projektligjin per rimekembjen ekonomike – Covid-19 ne nenin 5 eshte parapa “Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin Nr. 05/L-116” propozohet neni 12A me kete permbajtje “Neni 12A”.

5.Pagesa e kursimeve individuale pensionale për rimëkëmbje ekonomike”

Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në FKPK apo në Fondet Pensionale, me rastin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Shume me efikase do ishte sikur shteti te emiton flete obligacione ne shume prej 250 milijon euro me afate kethimi per shtat vite dhe keto mjete te derdhen ne fondin emergjent dhe te ju ndahen cdo familje nga 400,00euro me largu deri kah mesi i shtatorit dhe kjo do te rit kerkesen agregate dhe do jete ndarje me e drejt ndaj cdo qytetari se jepja e drejtes per terheqjen e 10% te kursimeve ne Trustin penzional per ata qytetar qe jane veq te punesuar dhe marrin te ardhura mujore.

Per kete mundesi te terheqjes se kursimeve prej 10% nga trustit pajtohem plotesisht me shume komentues qe e kane shtjellu kete qeshtje,si GAP ,Ramiz Kelmendi e Hekuran Murati etj.

6. Shfrytëzimi i borxhit ndërkombëtarë të ratifikuar

Kredit nderkombetare te ratifikuara por te pa shrytezuara me TM2 ose me 30.06.2020 kapin shumen prej 463,44 milijon euro keto kredi kryesisht jane te dedikuara projekteve kapitale si infrastruktur rrugore , rruga Kijev-Zahaq jane te siguruara kredi qe nga 2018/shtator nje shume prej rreth 190 milion euro e projekte tjera te cilat duhen te fillojn sa ma par per te ringjall ekonomin dhe zakonisht ne kesi lloj krizave shtet duhen te investoj sa me shume ne infrastruktur per te rit punesimin dhe gjallerimin ekonomik. Këto mjete te kredive duhet te shfrytezohen sa ma par qe most e humbim kredibilitetin tek institucionet financiaare nderkombetare.

Kur keti fakti i shtojm edhe ngecjen ne inplementimin e projekteve kapitale te planifikuara me Buxhet te vitit 2020 sipas rishikimit jane parapar te kjo kategori 734 mil.euro kurse deri me 30.06.2020 jane realizuar vetem 92,530mil.euro realizim me pake se 13% ne kete kohe krize eshte ma shume se papergjegjesi.

Nëse deri në fund të këtij viti Qeveria ja del të relizojë këto projekte nga kreditë  ndërkombëtare dhe projektet kapitale deri në 55% si dhe aktivizimin dhe inplementimin e pakos emergjente me implementimin e Fondit për rimëkëmbje ekonomike sipas këtij propozimi, jam i bindur qe tkurja ekonomike do jete nder 3% dhe do ruhet numri te punesuarve ose do kishim nje renje te punesuareve maksimum deri 10.000 punetor dhe do shpetohen kompanit prej procesit te falimentimit.

Ajo që duhet të jetë në fokus të politikave ekonomike, dhe e theksuar në kete shkrim, është stabilizimi i sektorit privat përmes mbështetjes nga shteti. Kjo është një veçori e veçantë e krizës aktuale, sepse për herë të parë në vendin tonë, ndryshe nga kriza e vitit 2008, është të shpëtojmë ekonominë, jo sistemin financiarë.

Masat afatshkurtra janë të mbështesin urgjentisht ekonominë në ruajtjen e likuiditetit aktual dhe ruajtjen e vendeve të punës në mënyrë që të ruhet të paktën gjendja e tanishme, ndërsa masat afatgjata duhet të plotësojnë nevojën në rritje për mbrojtje të vërtetë të kompanive dhe punëtorëve.

Masat afatshkurtra nuk janë aspak një zgjidhje për problemet strukturore të ekonomisë së vendit, por për të minimizuar dëmin aktual ekonomik. Pas stabilizimit të situatës ekonomike, është e nevojshme të filloni me reforma urgjente ekonomike si dixhitalizimin në të gjitha sferat e shoqërisë dhe ekonomisë.

Ne fund, nuk mund të kenë sukses këto masa nëse nuk ndalet përhapja e infektimit e këtu përgjegjesia bie edhe mbi qytetarët të cilet duhen të respektojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës personale qe te shpetojmë jetën tonë dhe të tjerëve, shpëtimin e sistemit shëndetësorë i cili është  ne teleshe te mëdha si hapësinore dhe profesionale për perballimin e këtij fluksi të të infektuareve si dhe të mundësojmë stabilizimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Autori është ekspert i dëshmuar i Ekonomisë në sektorin shtetërorë dhe privat në Republikën e Kosovës. Së fundmi ka qenë zv/Guvernator i BQK-së dhe zv/Ministër i Financave.


Të ngjashme