Ndërmarrësit e rinj më shumë gjasa për sukses

Prishtinë | 21 Tet 2024 | 02:15 | Nga Ekonomia Online

Me më pak obligime dhe përgjegjësi, ndërmarrësit e rinj mund të vendosin më shumë kohë dhe fokus në bizneset e tyre fillestare.

Jo të gjithë kanë lindur për t’u bërë ndërmarrës. Por për ata të cilët kanë lindur, provoni të investoni përderisa jeni të rinj. Shpenzimet e mundësive tuaja janë më të ulëtat! Shumë njerëz të cilët i njoh thonë, ‘’Mirë, do të punoj dy vite në veprime bankare ose duke këshilluar dhe pastaj të shikoj në ndërmarrësi’’. Realiteti është se, shumë shpejt ata do të martohen dhe do të kenë një familje, dhe gjasat e atyre që të lënë një pagë të qëndrueshme për të ndërmarrë këtë rrezik zhduken.

Dhe nëse ata bëjnë hapin, ndërmarrësit e rinj janë veçanërisht të pozicionuar mirë për të arritur sukses. Në çdo industri tjetër, mosha do të thotë sukses. Sa më shumë përvojë që keni, aq më të lartë jeni. Ndërmarrësia është një vend ku disa nga njerëzit më të rinj janë në krye të zingjirëve të ushqimit. Pse? Sepse papërvoja e ndërmarrësve të rinj është pasuria e tyre më e madhe. Ata mund të hyjnë në çdo industri dhe të bëjnë pyetje për gjërat të cilat, për secilin, janë bërë supozime të papyetura. Pastaj, të pa dëmtuar nga mënyrat e vjetra të të menduarit, ata mund të sfidojnë ato supozime për të ofruar mënyra tërësisht të reja të shikimit të një problemi. Më kujton njërën prej thënieve të mia të preferuara: ‘’Shumë njerëz mendojnë se inovacioni do të thotë të mendoni jashtë kutisë, kur në realitet inovacioni vjen duke menduar për një problem nga një kuti tjetër’’. Risitë janë të vlefshme.

Pra këtu është pyetja e madhe: Ku duhet të fokusohen ndërmarrësit e rinj? Ndoshta të bëjnë gabimin e kopjimit të fituesve ekzistues, ‘’Unë po ndërtoj Uber për X, Y ose Z’’. Duke bërë këtë, ata i kushtojnë vëmendje një fituesi dhe dështojnë të shohin se një pjesë e madhe e atij suksesi kishte të bënte me koordinimin, fatin dhe disa gjëra tjera kreative përgjatë rrugës. Njerëzit kanë dëshirë të tregojnë pse Snapchat fitoi, p.sh., por ata nuk flasin për 15 kompanitë tjera të cilat lansuan një produkt pothuajse identik në të njëjtën kohë dhe të cilat nuk patën sukses. Ndjekja e këtij modeli është sikur të luani kazino. Ju vetëm po vini një bast.

Në vend të kësaj, ndërmarrësit e rinj duhet të shkojnë në tregje ku perspektiva e tyre e freskët është një përparësi sistemike. Këto janë industri ekzistuese me probleme të vërteta, ku nuk ka ndonjë ndryshim dominues për momentin, si kujdesi shëndetësor, transporti, shërbimet e qeverisë ose edhe sigurimet, ku kompanitë po presin të ndërtohen.

Po, këta sektorë tradicionalë janë kompleksë, së bashku me dekada të infrastrukturës së trashëgimisë. Është vështirë të dini se ku të filloni. Por për këtë ne duhet t’i bëjmë këto mundësi më të dukshme për njerëzit e rinj. Themeluesit e rinj me të cilët kam folur emocionohen shumë kur dëgjojnë këto probleme, kështu që ata japin ide. Bisedat si këto janë një vend për të filluar, dhe për të na inspiruar të gjithëve.

Të ngjashme