Oda e Mjekëve të Kosovës ka ndarë mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Odës Mjekësve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se nuk kanë mundur të ndajnë askënd andaj kanë vendosur që mirënjohje tu japin përfaqësueseve të klinikave.
Mirënjohjet janë ndarë për punëtorët e Klinikës Infektive, Klinikës se Anestezionit, Forcës se Sigurisë së Kosovës
” Ka qenë e vështirë që të gjinden se cilit kane qenë më të dallueshmit. Kemi qenë një zëri që dekoratat i takojnë ekipeve tona që kanë dhënë punë e djersë. Është marrë vendimi që këto dekorata për luftën e pandërprerë të iu jepen punëtorëve të klinikave gjegjëse. Ne nuk kemi mund me nda askënd me nda dekorata individuale. Sot kemi ftuar dy tri gjenerata e fundit që na kanë dhënë këmbë e që kanë dalë në pension. Ata janë më meritorët që ti nderojmë çdo vit e çdo gjeneratë”, tha Sejdiu.
Ai tha se mirënjohëse për punëtorët shëndetësor që kanë dalë në pension do të ndahen në tërë Kosovën.
Doktoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi , tha se ka bërë punë ekipore dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve .
Ajo tha përballja me pandeminë ka qenë e vështirë dhe sfiduese për personelin.
“Flas në emër të gjithë klinikës ku falë një pune ekipore kemi arritur të jemi në shërbim të qytetarëve dhe s’kemi hezituar tu dalim në ndihmë çdo qytetari. Ka qenë punë jashtëzakonisht e vështirë e sfidë për personelin e klinikës. Kemi qenë në shërbim të qytetarëve 24 orë. Kjo punë po vlerësohet nga Oda e Mjekëve. Ne do të vazhdojmë punën dhe nuk do të kursemi për asnjë qytetar. Kjo është një përkrahje morale për punën e bërë. Shpresoj që puna e klinikës do të vazhdojë më hapat e njëjtë pa u lodhur asnjë moment”
Mjeku i dalë në pension Adem Nura, doktoresha Mirsada Behluli, Njazi Gashi, Ramadan Kreziu e Rexhep Manaj ishin që morën dekoratë.