Nderohet jeta dhe vepra e Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli

Ferizaj | 19 Maj 2018 | 13:38 | Nga

Paraditen e sotme, kreu komunal i Ferizajt i prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, shoqëruar edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku Topalli, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtar,si dhe qindra qytetarë bën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në përkujtim të ditës së rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast është shprehur se përkujtimi në ditën e rënies së Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli, është homazh për sakrificën, përulje para heroizmit dhe luftës për liri të djemve e vashave të ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës.
Edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi ka vlerësuar lartë heriozmin e Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Ai pushtet gjakatar e vrau në burg. Ne e përkujtojmë me krenari, mburremi me të , do të mburremi gjithnjë me të, derisa të ekzistoj populli shqiptar” ka thënë Bytyçi.

Lorik Topalli, i biri i Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli, thotë se si familje janë krenar me veprën e babait . Sipas tij, ecja e Kosovës gjatë këtyre viteve ka shënuar përparime ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë. Në përmbyllje të homazheve u vendosën kurora lulesh tek varri i Dëshmorit të Kombit,Enver Topalli i cili ra heroikisht në Masakrën e Burgut të Dubravës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme