Nderohet me mirënjohje familja e dëshmorit Isuf Ferizi, Rama: Dëshmorët mbesin shtylla e lirisë

Prishtinë | 07 Pri 2025 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e përvjetorit të dëshmorit, Isuf Ferizi, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, nderoi me mirënjohje familjen e dëshmorit, raporton Ekonomia Online.

Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, kryetari Rama tha se dëshmorët mbesin shtylla e lirisë dhe se institucionet kanë për detyrë të mos e harrojnë kurrë kontributin e tyre.

“Duke ju falenderuar dëshmorëve, vëllaut tuaj, sakrificave të tyre, sot jemi në këtë gjendje. Jemi falënderues përjetë për sakrificën. Ju kemi ftuar se nuk ju harrojmë edhe si institucion, edhe si popull në përgjithësi. Kemi krijuar edhe një zyre që ndërlidhet me kontributet e dëshmorëve. Kemi edhe zyrën që merret me dëshmorët dhe familjet që të mos harrohen kontributet e tyre madhore të mos harrohen kurrë. Ky ka me qenë një përkujtim i përjetshëm”, tha kryetari Rama.

Vëllai i dëshmorit, Faik Ferizi, falënderoi për përkujdesjen institucionale, duke shtuar që për 26 vjet familja e tij nuk është ftuar si në këtë rast.

“Faleminderit për vullnetin tuaj për të na nderuar. Janë bërë 26 vjet. Kam menduar që na keni harruar krejt.”, tha ai.

Të ngjashme