Ndërprehet gjendja emergjente në Deçan

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se sot bashkë me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave kanë marrë vendim që të ndërpresin gjendjen emergjente në këtë komunë.

Ramosaj është shprehur falënderuar për ata që kanë kontribuar që të tejkalohet kjo gjendje.

“Të  nderuar qytetarë të komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet. Sot, në mbledhjen e Shtabit për  Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit.

Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje.

Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më kësi situatash”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Kujtojmë që mbi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar trajtim shëndetësorë për shkak të helmimit.

Shumë prej tyre kanë qenë edhe fëmijë.


Të ngjashme