“Nuk mund të bëhet para stuhisë. Do vazhdojmë më tej me kujdes dhe do të vendosim për një afat specific për shembjen.”
Kryebashkiakja e Majemit Daniella Levine Cava shpjegoi se përse ndryshoi mendje dhe vendosën për shembjen e shtyllës së jugut, një pjesë e së cilës ka mbetur ende në këmbë, pasi struktura kryesore e u shemb gjatë javës.
Autoritetet tashmë janë fokusuar tek shembja e strukturës së rrezikshme, sa më parë të jetë e mundur dhe jo vetëm për shkak të stuhisë që pritet të përfshijë orët në vijim Majemin.
Kërkuesit në terren dhe ekipet e shpëthimit thonë se kulla e dëmtuar e jugut qëndron ende në këmbë vetëm falë malit me mbetje nga shembja e parë dhe rrezikon të shembet nga momenti në moment. Inxhinierët thonë se këto orë mund të shfrytëzohen për të kërkuar ende për burra dhe gra të mbetur nën rrënoja.
“Ne do të rinisim kërkimet dhe operacionet e shpëtimit në zonat nën rrënoja që mund të konsiderohen të sigurta për tu aksesuar.”
Shembja ka qënë aq e fortë sa 6 katet e para të kullës tashmë janë nën tokë. Deri më tani 24 trupa janë nxjerrë të pajetë dhe besohet se nën rrënija janë ende 124 persona. Së paku aq janë raportuar të zhdukur. Autoritetet ende nuk kanë një datë të saktë për shembjen e plotë të kullës, edhe pse në të ka ende njerëz.
Autoritetet po ashtu kanë saktësuar se godina e banimit në Florida ka qënë e dëmtuar që prej vitit 2018. Punimet për restaurimin e kullave do të duhej të kishin nisur tetorin e shkuar, kryesisht në muret dhe konstruksionin e tyre. Po ekzistonte frika se gërmimi mund të rrezikonte seriozisht bllokun e banimit. Në kohën kur godina u shemb papritur, pronarët e shtëpive aty ishin në procesin e sigurimit të më shumë se 15 milionë dollar, për të nisur restaurimin por duket se koha nuk mjaftoi.