Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në kalimin kufitar “Presheva” prej orës 08.15 deri në 17:00, në ndërprerje do të jetë komunikacioni për makinat e rënda ngarkuese për hyrje dhe dalje nga Serbia.
Sipas informatave nga pala serbe në lidhje me trafikun e mallrave, do të kryhen regjistrimet manuale të kamionëve, kështu që për një automjet, mesatarisht kontrolli do të zgjasë 15 deri në 20 minuta, ndërsa automjetet e mallrave të zbrazëta do të kalojnë lirshëm.