Ndërpritet masa e paraburgimit ndaj tre të akuzuarve të VV-së

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 15:04 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti, të cilët do mbrohen në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën A.B., po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 136 paragrafi 1. lidhur më nenin 135 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.7., e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoi se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim.

Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit. Gjykata brenda afatit ligjor, do të bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme