Ndeshja çerekfinale e plejofit e grupmoshës U-15, ndërmjet Ramiz Sadikut të Prishtinës dhe Lirisë së Prizrenit në futboll, nuk përfundoi.
U ndërpre në minutën e 64-t në fushën e “2 Korrikut” në Prishtinë, të hënën.
Skuadra prishtinase ishte duke udhëhequr me rezultatin 2:0, kur trajneri i Lirisë, Erdogan Brando, tërhoqi ekipin nga fusha, pasi arbitri kryesor Valon Abazi përjashtoi nga fusha një lojtar të skuadrës prizrenase.
Të revoltuar me ndarje të drejtësisë, disa persona që qëndronin jashtë rrethojave të fushës shanin e fyenin, ndërkohë që njëri, që u raportua të ishte prindi i një lojtari të Lirisë, tentoi të sulmonte treshen e arbitrave: Valon Abazi, Valon Bajgora e Ramadan Bekteshi.