Tre minuta para se të mbyllej çereku i parë, është ndërprerë ndeshja e xhiros së 15-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll, ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
17-8 ishte rezultati në semafor për suharekasit, kur gjyqtarët vendosën t’i dërgonin skuadrat në zhveshtore, pasi tifozët kryeqytetas hodhën gjësende në parket, raporton Klankosova.
Që nga fillimi i këtij dueli, “Plisat” në shenjë revolte me zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të klubit, drejtuan ofendime e sharje ndaj tij, por edhe ish-kryetarit, Blerand Stavileci.
Ky ballafaqim që pritet të vazhdojë pa praninë e shikuesve në “Pallatin e Rinisë”, po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.