Ndërpritet seanca e kuvendit, kjo është arsyeja

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të ajrosjes së sallës.

Në tentim të respektimit të manualit për parandalim të përhapjes së Covid-19, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë 25 minutëshe për të ajrosur sallën plenare.

Në seancën e sotme është duke raportuar kryeministri, Avdullah Hoti për menaxhimin me korona virusin pas shumëfishimit të rasteve në javët e fundit.

Kjo seancë është duke u përcjellë me akuza dhe kundër-akuza ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe atyre opozitare.

Ndërkaq, pas pauzës debate pritet të rifillojë.

Të ngjashme