Ndërpritet seanca, Nagavci: Do të fshihen emrat e atyre që erdhën vetëm për t’u nënshkruar

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo që po ndodh është e pakuptimtë, duke shtuar se ka pasur deputetë që sot kanë ardhur vetëm për t’u nënshkruar për të marrë mëditje, njofton Klan Kosova.

“Lus shefat e Grupeve Parlamentare që ta kontaktojnë kryetaren [Vjosa Osmani] dhe të tregojnë se kur mund ta bëjnë kuorumin për votimin e pikave të mbetura”, është shprehur Nagavci.

“Tërheq vërejtjen që deputetët mos të vinë vetëm për t’u nënshkruar dhe pastaj të dalin nga seanca. Për sot do të kërkoj që të fshihen emrat e të gjithë atyre që vepruan kështu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme