Për mbulesën e cila prodhohet në një fabrikë në Mekë, përdoren rreth 700 kilogram mëndafsh të pastër dhe 120 kilogram fije të arit dhe argjendit
Sot, në ditën e Arafatit kur rreth 2 milionë haxhinjë shkojnë në Arafat, pas namazit të sabahut është ndërruar mbulesa e Qabesë, raporton Anadolu Agency.
Për mbulesën e cila prodhohet në një fabrikë në Mekë, përdoren rreth 700 kilogram mëndafsh të pastër dhe 120 kilogram fije të arit dhe argjendit.
Ajo përbëhet nga katër pjesë dhe është e gjatë 47 metra, ndërsa mbi të gjenden ajete dhe lutje të përpunuara me ar dhe argjend.