Dje është nisur grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do të kryejnë Haxhin. Ata kanë arritur shëndoshë e mirë në Mekë. Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel. Bashkësia Islame e Kosovës njofton […]
Besimtarët e parë nga Kosova arrijnë shëndoshë e mirë në Mekë

Dje është nisur grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do të kryejnë Haxhin. Ata kanë arritur shëndoshë e mirë në Mekë.
Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se fluturimet e tjera do të bëhen sipas orarit të paraparë.











