Ndërron jetë asamblisti i Kuvendit Komunal të Podujevës

Prishtinë | 15 Gus 2025 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka ndërruar jetë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka shprehur gushëllimet familjes Islami, miqtëve dhe kolegëve të tij.

”Gazi njihej për veprimtarinë e tij të vazhdueshme patriotike, përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të qytetarëve.Në këto momente të dhimbjes, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Islami, miqtë dhe kolegët e tij.” ka shkruar Bulliqi.

Të ngjashme