Ka ndërruar jetë i riu që para disa ditësh u godit nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:25 jemi njoftuar nga QKUK-ja se ka ndërruar jetë personi I.H, i aksidentuar me datë 21.02.2019, në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Në koordinim me prokurorinë e shtetit, hetuesit e trafikut po merren me rastin.
I.H kishte shkuar për të aplikuar për rekrut në FSK kur ka ndodhur aksidenti.