Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, njoftoi se sot ka ndërruar jetë Musë Selmoni, burrë dhe veprimtar i njohur për heroizmin e tij dhe invalid i luftës në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, i cili theksoi se i ndjeri ishte një njeri human, patriot dhe guximtar që dha shumë për atdheun.
‘Ngushëllime birit të tij, Rifatit, ish-luftëtar i UÇK-së, familjes Selmoni dhe të gjithë atyre që e njohën. Pusho në paqe, baci Musë, shkroi Tolaj.