Një tjetër mjek ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 në Shqipëri.Ai është endokrinologu i njohur nga Përmeti, Rustem Keko, 72-vjeç.
Mësohet se Keko kishte 4 ditë i shtruar në spitalin Infektiv, por nuk mundi ta fitonte dot betejën me virusin e rrezikshëm, duke mbyllur sytë ditën e sotme në spital.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Covid-3 në moshën 82 vjecare, një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptar, prof dr Hiqmet Shqerra.Situata e pandemisë në vend është përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit ku numri i rasteve të reja kap shifra ditore mbi 1000.