Goran Bare, rokeri legjendar kroat dhe vokalisti i grupit Majki, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.
Grupi fitoi njohje të madhe në vitin 1989, me këngët në përmbledhjen “Bombarding of New York”. Një vit më vonë, ata publikuan albumin e tyre debutues “Razum i bezumlje”, të cilin kritikët vendas e shpallën albumin rock të vitit.
Bare la një gjurmë të thellë në skenën muzikore vendase me punën e tij shumëvjeçare dhe hitet e mëdha, si “Teške boje”, “Mene ne zanima”, “Put ka sreći”, “A ti još plačeš” dhe shumë të tjera.
Ai është fitues i shumëfishtë i çmimit Porin Record.