Ndërtimi i autostradës Kosovë – Nish, do të fillojë pas 1 viti e gjysmë

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 14:03 | Nga

Ministri i Financave në Qeverinë teknike të Serbisë, Dushan Vujoviq, ka deklaruar se rruga që lidhë Nishin me Kosovën e që shkon deri në Tiranë, ka filluar të projektohet në janar të këtij viti, ndërsa ndërtimet do të fillojnë pas një viti e gjysmë.

“Rruga pritet të ndërtohet në dy faza, e para përfshinë të ashtuquajturin gjysmë-profilin, e më pas edhe pjesa e dytë, që dërgon deri në detin Adriatik”, ka thënë Vujoviq për mediat serbe, transmeton EO.

Mirëpo sipas tij, ky nuk është një korridor i rëndësisë së veçantë për Serbinë pasi që, sipas tij, kryesorët janë ata 10 dhe 11, të cilët janë duke u realizuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme