Kuratori Albert Heta, ka thënë se është kundër ndërtimit të xhamisë në kryeqytet, pasi sipas tij prish arkitekturën moderne të Prishtinës.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Heta shtoi po ashtu se kjo xhami e planifikuar për ndërtim është një ndërhyrje agresive në qytet bashkë me kishën ortodokse dhe katedralen.
“Unë jam që kjo xhami të mos ndërtohet fare, sepse është pjesë e projektit, që bashkë me kishën ortotokse dhe katedralen të jenë ndërhyrje agresive në qytet. Po ashtu ajo prish arkitetkurën moderniste të Prishtinës”
”Kur është nis është nis nga presionet e mëdha ka pasur edhe protesta. Në kushte paqësore planifikohet me u ndërtu një xhami e këtu është nis e kundërta”.
”Nevoja mund të jetë, presioni publik është ba por për mua sjell problematik. Nuk është e paramenduar që kjo xhami të jetë në këtë lagje. Ky ambient nuk është i planifikuar te ketë një xhami. Tash xhamitë që ndërtohen me presion sjellin ndërhyrje të dhunshme”.
”Nuk ke asnjëherë besimtarë për kishën e Millosheviqit, e tash ki besimtarë për me e mbush xhaminë e ski vend. Komuniteti shumicë, besimtarët e Kosovës duhet të japin shembull qysh i dilet të keqes përpara”.
”Xhami në Prishtinë ka më shumë se sa që ka pas ndonjëherë. Nuk është e vërtetë që po ndërtohet për nevoja humanitare. Secili duhet të ketë kujdes kur fut karakteret e luftës në cështje fetare. Lufta duhet të mbahet cfare ka qenë, bartësit e luftës le të mbahen cfare kanë qenë, besimin e mbajmë në shtëpi si cdo herë. Sot t’i bëjmë myslimanë Jasharajt për nder të luftës është jo e rregullt”.