Në Prishtinë fillon ndërtimi i Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Në Prishtinë ka filluar ndërtimi i Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim ndërmjet komunës së Prishtinës dhe TIKA-s.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se ky projekt do të përfundojë pas një viti.

“Sot zyrtarisht shënuam fillimin e punimeve në Qendrën e parë në Kosovë për Sindromën Doën dhe Autizëm. Ky bashkëfinancim me Tikën shënon projektin e radhës me Tika për barazinë sociale dhe shërbime për grupe te margjinalizuara. Qendra do të jetë gati në afat prej 365 ditësh! Qendra do të jetë institucion komunal që ofron shërbime të përballueshme dhe do të menaxhohet në bashkëpunim me shoqatat e Sindromes Doën dhe Autizmit!”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme