Ndërtimtaria cilësohet ndër sektorët më të rrezikshëm të punës.
Nivelin e rrezikshmërisë e rrit edhe më shumë siguria e dobët në vendpunishte.
Arkitekti Arbër Sadiki thotë se në mënyrë që të evitohen rastet e lëndimeve, por edhe të atyre me fatalitet, secila kompani duhet që, përveç pajisjeve trupore, t’i sigurojë edhe pajiset e duhura ndërtimore, raporton KTV.
Sipas tij, asnjë kompanie nuk duhet t’i jepet leja e ndërtimit nëse nuk i ka edhe pajisjet e kontrolluara.
Për këtë periudhë të vitit në Kosovë është shënuar një rast me fatalitet në sektorin e ndërtimtarisë, krahasuar me 7 të tilla sa kanë ndodhur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, thotë se asnjë kompani më nuk do të mund të fillojë ndërtimin pa e sjellë në Inspektorat edhe një plan të punës.
Vitin e kaluar, në përgjithësi, Inspektorati i Punës ka shqiptuar 270 gjoba në sektorin e ndërtimtarisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pamundur mënjanimi i tragjedive, por në raste të tilla duhet të hetohen të gjitha palët.