Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, kaq bileta do të i’u takojnë ‘Dardanëve’

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Kosova nuk ka arritur që të sigurojë një vend të kualifikimit nëpërmjet Kampionatit Evropian. Mirëpo, e ka edhe një mundësi tjetër që të kualifikohet përmes kompeticonit Nation League.

Kosova në këtë format garash zhvillon gjysmë-finalen dhe në rast se e kalon atë më pastaj luan edhe finalen e madhe e cila do të caktohet përmes shortit se ku do të luhet.

Kosova gjysmëfinalen e zhvillon ndaj Maqedonisë së Veriut në epitetin e mysafirit, ku kjo ndeshje pritet të zhvillohet në stadiumin “Filipi II” në Shkup. Etuziasmi është i madh tek tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’ të cilët që nga tash kanë filluar të interesohen për një biletë në atë ndeshje, përcjell Gazeta Blic

Presidenti i FFK-së Agim Ademi, paraprakisht kishte njoftuar se ‘Dardanëve’ u takojnë rreth 5% të biletave, mirëpo që do të kërkojë që ky numër të jetë më i lartë edhe për shkak të rëndësisë që ka kjo ndeshje.

Neni 37, pika 03 për fazën e playoffit thotë: “Secili asociacion që merr pjesë në finalet, ka të drejtë të blejë bileta për ndeshjet që i luan. UEFA do të përcaktojë sasinë e biletave të alokuara për secilën Federatë. Faktorët e sigurisë dhe ndarja e mundshme e tifozëve brenda stadiumit, mund të merret në konsideratë.

Të ngjashme