Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës, ishte paraparë që të zhvillohet më 30 tetor, por kjo ndeshje është shtyrë nga Komisioni i Garave i Superligës.
Komisioni i Garave i Superligës ka dhënë një arsyetim, se kinse Ballkani luan në mesjavë ndeshjen në Ligën e Konferencës ndaj Slavia Pragës.
Kjo metodë shtëpiake do të vrasë prostatitis në vetëm 3 ditë
Orari për ndeshjen nuk është caktuar ende nga ky komision.
“Komisioni i Garave i Superligës ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 14-të në AlbiMall Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, e cila ishte paraparë të zhvillohet të dielën më 30 tetor”.
“Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak se të enjten skuadra nga Suhareka e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme në UEFA Conference League kundër Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri””.
“Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani-Prishtina, KG do të vendosë së shpejti”, thuhet në njoftim.