Ndeshja e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve mund të mos zhvillohet fare, për shkak të kërcënimit nga sëmundja ngjitëse, koronavirus, sipas mediave franceze.
Takimi i PSG-së në udhëtim kundër Strasbourg u anulua të shtunën, për shkak të koronavirusit në Francë, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ndeshja e së mërkurës mes PSG-së dhe Dortmundit në Parc des Princes mund të mos zhvillohet, dhe nëse luhet atëherë do të bëhet pa praninë e tifozëve në stadium.
Qeveria franceze e ka ndaluar momentalisht zhvillimin e ngjarjeve publike me më shumë se një mijë persona.
Kjo si masë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.