Skuadra braziliane, Botafogo ka bërë surprizën në raundin e dytë në Botërorin e Klubeve.
Ata kanë mposhtur me shifrat minimale 1-0 PSG-në kampione të Europës me golin e Igor Hesus në të 36′.
Luis Enrike nuk startoi me formacionin titullar teksa Dembele është i dëmtuar dhe la në stol
Mendesh, Ruiz dhe Barkola. Edhe pse këta të fundit u aktivizuan në pjesën e dytë nuk arritën të
bëjnë asgjë për të paktën të barazonin shifrat.