Ndiheni të stresuar? Këto vitamina ju largojnë këtë ndjesi

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Shqetësimet e shumta në jetën e përditshme shpesh herë na bëjnë të kalojmë stres të vazhdueshëm.

Ky stres na ndikon në aktivitetet që bëjmë, në trupin tonë dhe humorin që kemi, një dietë e mirë ushqimore do të ishte një ndihmesë për ta kaluar.

Më poshtë do të gjeni edhe 8 vitamina të cilat do t’ju bëjnë që të ndiheni më mirë, të krijoni imunitet ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe të flini të qetë:

VITAMINA B
Vitamina B rekomandohet kryesisht për luftën kundër stresit dhe këshillohet që vitaminën B gjithmonë ta shoqëroni gjithmonë me një vitaminë tjetër po të grupit B, sepse efekti i saj do të jetë më i lartë.

L-TRIPTOFANI
L- Triptofani është një aminoacid për të cilin trupi ynë ka nevojë për të prodhuar seratoninën dhe melatoninën. Niveli i seratoninës ndihmon organizmin tonë që të ndihet mirë, ndërsa melatonina është e nevojshme për të fjetur mirë.

KALCIUMI DHE MAGNEZI
Kalciumi dhe magnezi punojnë gjithmonë në bashkëpunim me njëri-tjerin.

VITAMINA C DHE D
Sistemi ynë imunitar dobësohet shumë sidomos gjatë periudhave kur ne jemi të stresuar. Një dozë e vogël vitamine C dhe D, e ndihmon sistemin tonë të krijojë imunitet ndaj viruseve të ndryshme stinore.

Multivitaminat, Omega 3
Edhe vitaminat e mësipërme janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë në reduktimin e stresit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme